"Gjaknxehtë", kështu e përshkruajnë fqinjët babain kosovar që vrau dy djemtë dhe plagosi rëndë gruan - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Gjaknxehtë”, kështu e përshkruajnë fqinjët babain kosovar që vrau dy djemtë dhe plagosi rëndë gruan

    Insajderi
    28 December 2021 - 10:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mërgimtari nga Gjakova, Flamur R, dyshohet se ka qëlluar për vdekje dy fëmijët e tij 11 dhe 13 vjeç, si dhe gruan, e cila është në gjendje të rëndë, ndërsa në fund vrau edhe veten, shkruan Gazeta Insajderi.

    Sipas mediave gjermane, babai, zejtar, thuhet se ka qenë gjaknxehtë, sipas fqinjëve. Gjithashtu në media shkruhet se ai i ka kërcënuar fqinjët në të kaluarën, kur ata e kishin raportuar në polici.

    Një fqinj tha: “Djemtë ishin gjithmonë shumë të gëzuar dhe tani ata janë të qëlluar në fund të Kërshëndellave.”

    Ai dhe dy fëmijët kanë vdekur, kurse gruaja është në gjendje të rëndë shëndetësore.

    Bild raporton se nëna e fëmijëve të vrarë dhe gruaja e kosovarit që dyshohet se kreu aktin dhe pastaj vrau veten, është ende e rëndë. Ajo është e shtrire në një spital, dhe po lufton për jetën e saj.

    Mediat gjermane po ashtu kanë publikuar fotografi gjatë procesit të nxjerrjes së trupave nga shtëpia.

    Policia gjermane është njoftuar rreth orës 23:00 dhe ka gjetur fëmijët pa shenja jete në shtëpi. Në vendngjarje ka ndërruar jetë edhe babai 44-vjeçar, ndërsa gruja 38-vjeçare, është dërguar në spital e plagosur rëndë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark