Një i mitur ka raportuar në polici se është sulmuar me mjet të mprehtë (thikë).
Rasti ka ndodhur të marten në fshatin Meqë të Gjakovës.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati.
Lidhur me rastin kanë nisur hetimet, njofton raporti 24 orësh.
“Fsh. Meqe, Gjakovë 26.12.2023, 13:30. Viktima mashkull kosovar- i mitur, ka raportuar se është sulmuar me mjet të mprehtë (thikë) nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftim të PK-së.