Një person është arrestuar pas një operacioni hetimor në Gjakovë, nën dyshimin për vjedhje.
Siç njofton Policia e Kosovës me anë të raportit ditor, personi i arrestuar dyshohet se vjedhte dyer dhe dritare të aluminit nga ngrohtorja e qytetit dhe i dërgonte në një hekurishte, shkruan Gazeta Insajderi.
Policia njofton se në kuadër të këtij operacioni kishte arrestuar edhe një person tjetër paraprakisht.
“Rr. Adem Jashari, Gjakovë / 07.06.2024-16:00. Pas një pune të suksesshme operative-hetimore me datë 08.06.2024 janë gjetur dhe konfiskuar një sasi e provave materiale (dyer dhe dritare të aluminit) të prera në një hekurishte pronë e të dyshuarit mashkull kosovar i cili është arrestuar. Është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili dyshohet se ka kryer vjedhjen në ngrohtoren e qytetit të Gjakovës dhe i njëjti i kishte dërguar në hekurishten e të dyshuarit të lartcekur”.
“Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, dy të dyshuarit janë dërguar në qendrën e mbajtjes”, përfundon njoftimi. /Insajderi.org/