Gjinekologu Arsim Gashi i cili sulmoi me gotë qelqi profesoreshën universitare, Hatixhe Latifi- Pupovci sot, sjelljen agresive nuk e ka për herë të parë.
I njëjti kishte kërcënuar dhe sulmuar fizikisht edhe ish-ministrin e shëndetësisë, Arben Vitia.
Krejt kjo pasi ministri, pas ankesave ndaj tij dhe shkeljes së normave të punës, si dhe për kërcënimet që ia kishte bërë drejtorit të QKMF-së Rrezart Halili e largoi përkohësisht nga puna në QKMF 5
Në kohën kur ministri Vitia me gruan e tij po e merrnin djalin e tyre nga shkolla dr.Gashi pasi e sulmoi atë e kërcënoi edhe me vdekje.
Gashi i tha Vitisë se ka kohë 24 orë që ta tërheq vendimin përndryshe sipas tij do të bëhej “gjaku deri në gju”.
“Së fundmi, më 31 janar, kërcënuesi Arsim Gashi ka ndjekur z. Vitia teksa ky i fundit bashkë me bashkëshorten po merrnin djalin e tyre nga shkolla. Ai e ka ndalur, dhe në prezencë të familjes e ka sharë, kërcënuar dhe sulmuar fizikisht, duke i dhënë afat 24 orë për ta tërhequr vendimit ‘ose përndryshe do të bëhet gjaku deri në gju, dhe do të jesh në gjak me mua, e nëse për ‘dërzhavën’ do me hy në gjak me mu, vazhdo’”, thuhej në njoftimin e komunës,
Kurse sot, vetëm për faktin se i biri i tij dështoi në një provim tek lënda e profesoreshës Pupovci ai e sulmoi atë duke bërë që e njëjta të dërgohet në emergjencë.
“Ngjarja ndodhi mbasi e rrezova në provim, një student atu kishte qene tu e prit baba, te dera. edhe ne momentin që dul djali sigurt i ka thanë qe ka ra asnjë minutë nuk ka shku ka hy baba i vet tha qe jam doktor arsimi gjinekolog tha e ke thirr me provim me goje mandej i thash ka ra u kry kjo punë tha e çka pas kësaj a e paramendon çka ndodh jo jom njeri qe nuk më intereson u qu edhe me sulmoi”, tha Pupovci për Insajderin