"Gjaku deri në gu ka me u ba, unë e vras veten nëse s’jam me ty" - mësohet se si e kërcënonte pejani ish të dashurën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Gjaku deri në gu ka me u ba, unë e vras veten nëse s’jam me ty” – mësohet se si e kërcënonte pejani ish të dashurën

    Insajderi
    10 March 2025 - 10:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    I dyshuari nga Peja që u arrestua nën dyshimin për ngacmimin e ish të dashurës rrezikon të përfundojë në paraburgim, pasi Prokuroria Themelore në Ferizaj, tashmë ka ushtruar kërkesën për caktimin e masës së sigurisë. Ai u kap në fundjavë pas denoncimit të viktimës, e cila kërkoi ndihmën e Policisë si pasojë e shqetësimit që i njëjti ia ka shkaktuar.

    Ndaj tij është kërkuar masa e paraburgimit në afat prej 30 ditësh për shkak të dyshimit të veprës penale “Ngacmimi”.

    I dyshuar sipas sinjalit është K.S. rreth 32-vjeçar.

    Sipas dosjes së rastit, ekziston dyshimi i bazuar se gjatë vitit 2025, me dashje dhe në vazhdimësi është përfshirë në sjellje të vëmendjes së padëshirueshme, duke e vënë nën vëzhgim me qëllim të ngacmimit ish të dashurën e tij në Shtime.

    Në kërkesën e Prokurorisë thuhet se në veturën e viktimës, i dyshuari kishte vendosur dy GPS për përcjellje të vendndodhjes dhe i ka hapur llogari në rrjetin social “Instagram”, në emër të saj, duke postuar fotografi të ndryshme, me mbishkrime denigruese, duke paraqitur se e njëjta ofron shërbime seksuale me pagesë dhe duke ia publikuar numrin e telefonit dhe adresën e banimit.

    Bazuar në informacionet që ka Sinjali, i dyshuari ka dërguar edhe mesazhe kërcënuese, ku ndër të tjera ka shkruar “unë atë (viktimën) gjallë nuk e la, gjaku deri në gu ka me u ba, unë e vras veten nëse s’jam me ty – shumë njerëz kanë me dekë…”.

    Ai pritet të dalë shumë shpejt para Gjykatës, ku edhe do të merret vendimi ndaj tij.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark