"Gjarpërinj dhe hardhuca…" - Arbana Osmani godet me deklaratën për televizionin ku punoi - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    “Gjarpërinj dhe hardhuca…” – Arbana Osmani godet me deklaratën për televizionin ku punoi

    Insajderi
    03 October 2025 - 16:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Moderatorja e njohur dhe shumë e dashur për publikun, Arbana Osmani, e cila drejtoi me sukses dy sezonet e para të “Big Brother VIP Albania”, ka bërë një deklaratë të papritur në emisionin e saj “Mirëmbrëma Yje”, duke lënë të kuptohet për vështirësitë dhe ambientin toksik në televizion.

    Lajmi i largimit të saj, ku u zëvendësua nga Ledion Liço, nxiti shumë aludime në rrjet për përplasje të mundshme me Top Channel.

    Në rrëfimin e saj, ajo krahasoi botën e biznesit me atë të televizionit.

    “Kur fillova biznesin, më thonë të gjithë: ‘Ishe mirë në televizion. Do shohësh sa i egër është biznesi, çfarë të bën konkurrenca’”, u shpreh moderatorja.

    Më pas, ajo shokoi me reagimin e saj, duke thënë: “Këta nuk e kanë idenë çfarë bëhet në televizion. Gjarpërinj dhe hardhuca”.

    Kjo deklaratë e Arbanës, shërben si një shpjegim i fortë mbi ambientin e vështirë që mund të ketë ndikuar në vendimin e saj për t’u larguar nga moderimi i formatit më të ndjekur në Shqipëri.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark