Gjarpri hyn në Parlament, deputetët ia mbathin nga salla në Bosnje dhe Hercegovinë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Gjarpri hyn në Parlament, deputetët ia mbathin nga salla në Bosnje dhe Hercegovinë

    Insajderi
    10 June 2025 - 17:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Parlamenti në Bosnje dhe Hercegovinë është mbyllur për një arsye krejt të pazakontë. Sipas mediave atje, një gjarpër i vogël çoi në ndërprerjen e seancës së Dhomës së Popullit të Federatës së parlamentit të Bosnjës dhe Hercegovinës.

    Përpara se të fillonte seanca, deputetët vunë re një gjarpër të vogël që zvarritej në dyshemenë e sallës, gjë që menjëherë shkaktoi alarm.

    Përfaqësuesit u larguan nga salla dhe problemi u zgjidh nga një nga punonjësit e shërbimit teknik, i cili e kapi gjarprin me një leckë të zakonshme dhe e nxori jashtë.

    Më vonë doli se ishte një gjarpër lumi jo-helmues që ndoshta kishte hyrë midis deputetëve përmes vrimave të ventilimit, sepse salla është në nivel me shtratin e lumit Miljacka, i cili është habitati i këtyre zvarranikëve.

    Megjithatë, Tomislav Martinović, Kryetar i Parlamentit, vendosi ta shtyjë seancën derisa ambientet të inspektoheshin plotësisht dhe “të siguroheshin kushtet për punën e sigurt dhe të papenguar të degës legjislative“.

    Ai kërkoi gjithashtu që Ministria e Brendshme e Federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës të kryejë një hetim. Ministri i Punëve të Brendshme të Entit, Ramo Isak, e quajti gjithçka një farsë para gazetarëve.

    Një gjarpër i vogël për të penguar seancën, kjo është qesharake. Le të mos jemi mendjelehtë“, tha ai.

    Disa nga përfaqësuesit u indinjuan nga ndërprerja e seancës sepse në rend të ditës kishte ligje të rëndësishme, përfshirë atë që do të fuste termin femicid në kodin penal dhe do të parashikonte dënime drakoniane për të.

    Ligji, i cili parashikon dënime prej të paktën dhjetë vjetësh dhe deri në burgim afatgjatë për krime të tilla, u miratua nga Dhoma e Përfaqësuesve e parlamentit të entitetit pas një përpjekjeje të gjatë nga organizatat e të drejtave të grave.

    Megjithatë, ai nuk mund të hyjë në fuqi derisa të ratifikohet nga Dhoma e Popullit./Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark