Euro 2024 tashmë ka hyrë në fazën më të nxehtë të saj, me ndeshjet çerekfinale që nisin sot.
Spanja përballet me Gjermaninë nga ora 18:00, kurse Franca me Portugalinë tri orë më vonë.
E nesër, Anglia ndeshet me Zvicrën, kurse Holanda me Turqinë.
E sipas Opta Analyst, Spanja ka gjasat më të mëdha për ta fituar Europianin.
Me 19% ajo prin nga tetë skuadrat, e ndjekur nga Gjermania me 18%, Anglia 17%, Franca 16%, Holanda 12%, Portugalia 9%, Zvicra 6% dhe Turqia me 3%.