Gjashtë automjete të përfshira në një aksident në Komoran, ka të lënduar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjashtë automjete të përfshira në një aksident në Komoran, ka të lënduar

    Insajderi
    11 August 2025 - 20:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjashtë automjete janë përfshirë në një aksident në Komoran, në drejtimin Pejë-Prishtinë.

    Ngjarjen e ka konfirmuar Daut Hoxha, zëdhënës i Policisë së Kosovës.

    Në vendin e ngjarjes kanë dalur edhe zjarrëfikësit dhe njësia emergjencës.

    Sot, më datë 11.08.2025, rreth orës 18:20, është raportuar një aksident trafiku me gjashtë automjete të përfshira dhe persona të lënduar, i cili ka ndodhur te udhëkryqi, te ura në Komoran, në drejtimin Pejë–Prishtinë. Menjëherë pas pranimit të informatës, njësitë policore kanë dalë në vendngjarje, ndërkohë që janë njoftuar edhe ekipet e emergjencës mjekësore dhe njësia e zjarrfikësve, për të reaguar për t’u ofruar ndihmën e nevojshme personave të përfshirë dhe për menaxhimin e situatës. Policia e Kosovës po kryen veprimet e nevojshme hetimore dhe menaxhimin e trafikut në atë segment rrugor, ndersa për detaje të tjera do të njoftoheni me kohë”, ka thënë Hoxha.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    04 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark