Njomza Salihi
Koordinatori për Dilog, Skënder Hyseni, ka shpenzuar rreth 4 mijë euro nga buxheti i shtetit për akomodim, mëditje dhe biletë për gjashtë ditë sa ka qëndruar në SHBA.
Skënder Hyseni, koordinatori për Dialog ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duket se nuk e ka shpenzuar asnjë cent për dreka dhe darka gjatë vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kështu tregojnë dokumentet e Zyrës së Kryeministrit të siguruara nga Gazeta Insajderi pas kërkesës për qasje në Dokumente Publike.
Megjithatë, i njëjti për gjashtë ditë i ka shpenzuar 1 mijë e 157 euro për akomodim, dhe 2 mijë e 141 euro të tjera për biletën e udhëtimit.
Hyseni për udhëtimin që i ka zgjatur nga 31 gushti deri më 5 shtator 2020, i ka marrë edhe 648 euro mëditje.
Më 4 shtator, Kosova dhe Serbia e kanë nënshkruar marrëveshjen për normalizim ekonomik në Shtëpinë e Bardhë.
Marrëveshja u nënshkrua në prani të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump./GazetaInsajderi
Lexo edhe: