Bujar Vitija, gazetar i fushës së Shëndetësisë, shkruan se këtë vit janë arrestuar gjashtë mjekë për marrje të ryshfetit.
Prandaj, ai vlerëson se kjo është gjendje e rëndë për pacientet, sepse përveç problemeve me sëmundjen ata detyrohen që të japin edhe ryshfet për të gjetur shërimin.
Ai thotë se qytetarët duhet të inkurajohen që t’i denoncojnë mjekët që kërkojnë para.
Postimi i tij i plotë:
Gjashte mjeke jane arrestuar nen dyshimet per marrje te ryshfetit kete vit. Kjo flet shume per gjendjen e shendetesise dhe me çka perballen qytetaret e Kosoves. Me gjithe semundjen dhe problemet tjera, detyrohen me dhan ryshfet per me u sheru prej semundjes. Marrja e sherbimeve mjekesore eshte nje nga te drejtat themelore, e as kjo nuk na garantohet ne spitalet tona. Kjo eshte me se paku deshtim i mekanizmave mbikeqyres dhe organeve te drejtesise. E qytetaret duhet te inkurajohen qe te denoncojne sa ma pare rastet kur ju kerkohet ryshfet per nje sherbim qe iu garantohet se paku me ligj.