Një aksident i rëndë është regjistruar pak minuta më herët në rrugëm “Xheladin Rekaliu” në Prishtinë”.
Rastin për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci i cili tha se të lënduar janë 6 persona.
“Rreth orës 15:30, është raportuar për një aksident trafiku në rrugën “Xheladin Rekaliu” në Prishtinë. Nga informatat e para bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë një autobus dhe dy vetura, ndërkaq deri më tani gjashtë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti”, ka deklaruar Borovci për Insajderin.