37 të vdekur nga termeti në Itali - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    37 të vdekur nga termeti në Itali

    Insajderi
    24 August 2016 - 08:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Arrin në 37 të vdekur nga tërmeti i mbrëmshëm në Itali, ndërsa 150 persona tjerë konsiderohen të zhdukur, ekipet e shpëtimit janë duke kërkuar për të mbijetuar

    ***

    Vazhdojnë dridhjet e tokës në Itali

    Një gazetar i CNN në Itali, i cili është duke përcjellur gjendjen nga afër në Itali, thotë se “Toka është ende duke lëvizur, vazhdojmë të ndjejmë dridhje pas dridhje, jemi duke dëgjuar shkëmbinj duke u rinuar, shumë familje janë duke u përpjekur për të gjetur të dashurit e tyre.

    “Kjo është një gjë me të vërtetë të thellë, duke i parë njerëzit në rrugë, duke qarë, që mbajnë njëri-tjetrin dhe fëmijët e tyre, ende në pizhame”, ka raportuar CCN.

    ***

    21 të vdekur nga tërmeti në Itali

    Ka arritur në 21 numri i personave të vdekur nga tërmeti në Itali, mediat raportojnë se shumë shtëpi dhe ndërtesa ende janë të bllokuara nga rrënojat.

    Zyrtarët paralajmëruan se numri i viktimave pritet të rritet.

    itali 1 itali 2 itali 3 itali 4 itali 5 itali 6

    ***

    Arrinë në 14 numri i të vdekur nga tërmeti në Itali

    Shkon në 14 numri i personave të vdekur në Itali nga tërmeti i cili ndodhi në mëngjesin e të mërkurës, ndërsa qytet Amatrice është në rrënoja.

    Tërmeti ishte rreth 6.2 shkallë ku ka rrëzuar shumë ndërtesa, duke lënë banorët e tmerruar.

    termeti itali rrenojat

    ***

    Gjashtë persona të vdekur nga tërmeti në Itali

    Një termet 6.2 shkallësh ka goditur pjesën qendrore të Italisë duke lënë të paktën gjashtë persona të vdekur dhe të tjerë të bllokuar nën rrënoja, kanë raportuar mediet italiane, raporton BBC.

    Tërmeti ka ndodhur rreth orës 3 të mëngjesit në juglindje të qytetit Perugia. Kryetari i kësaj komune ka thënë se gjysma e qytetit është zhdukur, ndërsa tërmeti është dëgjuar edhe në kryeqytetin italian Romë.

    Një familje prej katër anëtarëve është gjetur nën rrënoja në qytetin e Accumoli.

    Ndërkohë policia tha se dy persona kishin vdekur në fshatin e afërt të Pescara del Tronto./Insjaderi.com

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark