Policia dhe autoritetet e sigurisë në Gjermani e kanë quajtur sulmin me armë zjarri në qendër tregtare në Munih, si një akt terrorist.
Deri më tani sipas të dhënave zyrtare janë vrarë 6 persona dhe dhjetëra të tjerë të plagosur.
E në të njëjtën kohë, po vazhdon edhe operacioni i madh i Policisë së Gjermanisë për të kapur të dyshuarit që kanë shtënë me armë por ende nuk dihet nëse ka të tillë brenda në qendrën tregtare.
Në të njëjtën kohë dhjetëra qytetarë janë xhiruar teksa kanë dalë të shokuar dhe të frikësuar për vdekje nga qendra tregtare ku ka ndodhur sulmi./Insajderi.com