Mënyra se si presidenti i Kubës Raul Castro i kapi kyçin e dorës homologut të tij amerikan Barack Obama bëri që një autore dhe publiciste e gazetës “The Guardian” të na kthejë në kohë, duke përshkruar disa nga momentet më të sikletshme të takimeve midis liderëve botërorë.
The Guardian kujton se dy liderët, Obama dhe Castro, kishin shtrënguar duart edhe më parë, dhe kjo lë të kuptohet se ata dinë si ta bëjnë një gjë të tillë.
Në fotografi shihet Castro, i cili i ka shtrënguar fort kyçin e dorës liderit amerikan dhe nga pamja që ka në fytyrë, duket se e ka kuptuar menjëherë se çfarë momenti i parehatshëm mes dy liderëve është duke u filmuar e fotografuar. Obama, në anën tjetër, nuk duket aq i vetëdijshëm për këtë “shtrëngim duarsh” dhe vazhdon të sillet sikurse nuk po ndodhë asgjë.
Sjellim më poshtë listën e plotë të “The Guardian”.
Kush: John Kerry dhe Francois Hollande.
Kur: Sekretari amerikan i Shtetit po vizitonte Parisin në janar të vitit 2015, pas sulmeve terorriste.
Momenti i sikletshëm: E tëra ishte tek përshëndetja. Hollande u zgjat për t’i puthur faqen Kerryt, por Kerry në vend se t’ia ofronte faqen, zgjati të dy duart dhe i kapi ato të Hollande. Të dy burrat përfunduar duke i shkundur katër duart e tyre të bashkuara. Për një kohë të gjatë. Kur Hollande më në fund arriti që ta lirojë njërën dorë, Kerry vazhdou t’ia shkundte tjetrën, teksa Hollande ia mbante gishtin tregues. Pastaj ata u përqafuan, dhe ecën së bashku me duart e tyre të mbështjella rreth njëri tjetrit.
Kush: Gordon Brown dhe Angela Merkel.
Kur: Një takim të liderëve evropianë në Berlin, në shkrut të vitit 2009.
Momenti i sikletshëm: Brown i fryu buzët e tij për të puthur dikë…këdo. Kjo nuk ishte hera e parë që ai bëri një gjë të tillë (Carla Bruni-Sarkozy, Michelle Obama …). Puthja e tij kësaj radhe përfundoi në hundën e Angela Merkel.
Kush: Barack Obama, Tony Abbott dhe Shinzo Abe.
Kur: Gjatë një takimi të G20 në Brisbane, nëntor 2014.
Momenti i sikletshëm: Kryeministri i Australisë dhe ai i Japonisë ishin duke shtrënguar duar, kur Abe ia bëri me dorë Obamas për t’iu bashkangjitur atyre. Abbott ia zgjati dorën tjetër të tij të lirë Obamas, duke i kryqëzuar mysafirët e tij në një treshe duarshtrëngimesh. Obama vazhdo të qeshte.
Kush: George W Bush dhe Condoleezza Rice.
Kur: Dallas, nëntor 2010.
Momenti i sikletshëm: Bush ishte i njohur për përshëndetjet e tij të sikletshme. Në këtë rast, ai u shfaq i pavendosur se a duhej të puthte Rice, apo jo. Buzët e tij nuk duket se janë të gatshme për puthje. Ai duket më shumë se po i flet faqes së saj, derisa ajo, si në vetëmbrojtje, i ka mbyllu sytë.
Kush: Barack Obama dhe Vladimir Putin.
Kur: Takimi bilateral në asamblenë e përgjithshme të OKB-së në Moskë, shtator 2015.
Moment ii sikletshëm: Obama zgjat dorën. Putin e shikon, nuk e zgjat të vëtën dhe për pak kohe mendon se a duhet ta zgjasë apo jo.