Raportohet se një burrë ka sulmuar me thikë disa pasagjerë në një tren zviceran, duke ia vënë edhe flakën trenit.
Të paktën gjashtë njerëz, duke përfshirë edhe një fëmijë 6-vjeçar, mbetën seriozisht të lënduar pasi ai kreu sulmin përderisa treni po udhëtonte në veri-lindje të vendit, përgjatë kufirit me Lihtenshtajnin.
Sulmi ndodhi sot gjatë orës 14:20 (kohë lokale), në afërsi të Salez në kantonin St Gallen, përderisa treni ishte duke udhëtuar në mes të Buchs dhe Sennwald, shkruan Express.
I dyshuari thuhet se ia ka vënë flakën trenit duke përdorur lëndë djegëse, para se të niste sulmin me thikë. Sulmuesi, një zviceran 27 vjeç, u lëndua gjithashtu kur trenit iu vu flaka. /Insajderi.com