Gjashtë persona, përfshirë pesë të huaj, janë goditur me brirë nga demat, në atë që është përshkruar si vrapim “kaotik” dhe i “rrezikshëm” i demave në festivalin San Fermin në Pamplona të Spanjës.
Pas një vrapimi relativisht të qetë të demave në ditën e parë të festivalit, ndërsa në raundin e dytë gjashtë prej demave janë shkëputur nga pjesa tjetër e tyre, në festivalin që filloi prej orës tetë në mëngjes.
Nuk pati të vrarë, por shumë prej tyre u lënduan rëndë dhe janë jashtë rrezikut për jetë, njofton Independent. /Insajderi.com