Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 5723 testime nga të cilat 942 persona kanë rezultuar pozitivë.
Ndërkohë, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe 6 persona të prekur nga Covid-19, ndërsa janë shëruar 832.
Më së shumti raste të reja janë konfirmuar në Tiranë – 238, pasuar nga Fieri me 75, Durrësi 74 etj.
Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 206 pacientë, nga të cilët 34 janë në gjendje më të rënduar. Janë 12.848 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.
Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID-19 gjashtë qytetarë: një qytetar nga Gjirokastra 55- vjeç, dy qytetarë nga Durrësi 62 dhe 71-vjeç, një qytetare nga Puka 78-vjeç, një qytetar nga Tirana 79- vjeç dhe një qytetar nga Fieri 81-vjeç.
Që nga shpërthimi i epidemisë me coronavirus në Shqipëri janë konfirmuar gjithsej 160.365 raste, prej tyre 144.954 janë shëruar, 12.848 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen infektuese e kanë humbur 2.563 pacientë. /Kp/