"Gjatë Qeverisë Kurti Kosovës i janë shkaktuar rreth 1.7 miliardë euro dëm ekonomik" - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Gjatë Qeverisë Kurti Kosovës i janë shkaktuar rreth 1.7 miliardë euro dëm ekonomik”

    Insajderi
    28 June 2025 - 22:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, në një intervistë tha se gjatë qeverisjes së Kurtit, Kosovës i janë shkaktuar rreth 1.7 deri 1.8 miliardë euro dëm ekonomik. Ai theksoi se Kosova ka humbur 1 miliardë euro në importe të energjisë dhe rreth 300 milionë euro fonde të BE-së për shkak të sanksioneve.

    “Është e vërtetë e madhe që Kosova ka humbë shumë dhe po vazhdon të humbë shumë me një qeverisje të cilën realisht ministri Murati dhe Albin Kurti e kanë pasur gjatë këtij mandati qeverisës”, tha Shala.

    Ai shtoi se Kosova ka humbur edhe 230 milionë euro fonde për gazin dhe ka projekte të dështuar si ai i baterive, duke shtuar: “Kosova po e humbë edhe këtë vit një buxhet prej 3.5 miliardë euro. Nuk kemi rishqyrtim buxhetor, nuk kemi raporte për shpenzime dhe nuk kemi të dhëna zyrtare për mënyrën e hargjimit buxhetor për këtë vit.”

    Shala fajësoi institucionet e shtetit për situatën: “Fajtorë kryesor janë institucionet e shtetit që kanë udhëhequr dhe menaxhuar tash e 6 vite. Nuk mund ta hedhësh fajin te opozita për shkak të paaftësisë menaxheriale dhe politikave të gabuara.”

    Ai theksoi gjithashtu humbjen e imazhit të Kosovës: “Kosova ka humbë imazhin si vend prespektiv për zhvillim dhe investime, sot nuk kemi asnjë investitor të ardhur nga jashtë apo investitor strategjik.”


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark