Gjëja e parë që duhet të bëni nëse dëshironi të bëheni milioner - Insajderi
×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Gjëja e parë që duhet të bëni nëse dëshironi të bëheni milioner

    Insajderi
    08 November 2023 - 20:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nëse rregullimi i shtratit është një nga zakonet tuaja të përditshme, atëherë ky artikull është për ju. Nëse nuk e bëni kurrë, sërish ky artikull është për ju, sepse mund të përfundoni duke ndryshuar mendje.

    Hulumtimet shkencore kanë vërtetuar se zakoni për të rregulluar shtratin tuaj çdo ditë ka një ndikim të drejtpërdrejtë në shëndetin tuaj mendor. Sipas një studimi të kryer nga socio-ekonomisti, Randall Bell, ata që janë mësuar të mbajnë hapësirën e tyre personale dhe shtratin e tyre të pastër dhe të rregullt, priren të fitojnë më shumë para.

    Si pjesë e kërkimit të tij, Randall Bell foli me 5000 njerëz në mbarë botën, duke përfshirë profesionistë, studentë, pensionistë, të papunë dhe milionerë.

    Gjetjet janë shumë mbresëlënëse, pasi ai tha se ata që rregullojnë shtratin e tyre në mëngjes kanë deri në 206.8% më shumë gjasa për t’u bërë milionerë, pasi ky proces e vendos mendjen në një mentalitet produktiv. Njerëzit që rregullojnë shtratin çdo mëngjes kanë më shumë gjasa të kenë të ardhura më të larta dhe të jenë më të kënaqur me jetën e tyre.

    Përveç rregullimit të shtratit, socio-ekonomisti vëren se ka edhe disa zakone të tjera “të pasura”, siç i quan ai. Një prej tyre është zgjimi herët në mëngjes, të paktën tre orë para fillimit të punës. Në orën 6:00 të mëngjesit do ishte perfekt.

    Vesi tjetër nuk do t’ju habisë edhe aq. Randall Bell, megjithatë, thotë se njerëzit më të suksesshëm gjejnë gjithmonë kohë për të ushtruar.A2CNN


    OP-ED
    Nga Rubrika
    LifeStyle
    09 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark