Gjëja e parë që kërkoi një 16-vjeçar turk pas 65 orësh nën rrënoja: Çokollatë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Gjëja e parë që kërkoi një 16-vjeçar turk pas 65 orësh nën rrënoja: Çokollatë

    Insajderi
    09 February 2023 - 08:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjëja e parë që kërkoi një 16-vjeçar kur u nxor pas 65 orësh nën gërmadha ishte…çokollata.

    Sipas asaj që raportojnë mediat turke, Ali Sarınay, u gjet nga ekipet e shpëtimit nën rrënoja në Hatay, një nga zonat më të prekura prej tërmeteve shkatërruese pas 6 orësh pune intensive.

    Pas kërkesës së adoleshentit, njerëzit përreth u angazhuan që t’i plotësonin Aliut dëshirën. Me t’u nxjerrë jashtë, ai u dërgua në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

    Sapo u lirua nga gërmadhat, 16-vjeçari përqafoi motrën e tij, e cila e priste me lot në sy. Ndërkohë, kujtojmë se numri i viktimave në Turqi dhe Siri është rritur në 12,049.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark