Një person ka raportuar se në një objekt të vjetër banesor ka gjetur një mjet të pashpërthyer që dyshohet të jetë bombë dore.
Këtë mjet ai e kishte gjetur përderisa po punonte në atë objekt.
Njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes ndërsa njësiti për deminim i FSK-së ka bërë tërheqjen e mjetit të dyshuar në mënyrë të sigurt, bën të ditur policia./Insajderi.com