Gjenden 500 mijë euro në autobus në Portin e Durrësit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Shqipëri/Rajon

    Gjenden 500 mijë euro në autobus në Portin e Durrësit

    Insajderi
    21 October 2022 - 16:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    500 mijë euro janë gjetur në një autobus të linjës me Italinë në Portin e Durrësit.

    Pas kontrollit të policisë në hyrje të portit janë gjetur paratë e padeklaruara, të fshehura në tavanin e autobusit.

    Paratë janë zbuluar teksa autobusi ka kaluar në skaner, ndërsa shoferi është shoqëruar në polici.

    Në portin e Durrësit, si rezultat i një hetimi njëmujor të kryer nga Policia Kriminale e DVP Durrës, për mundësinë e futjes së një shume të madhe eurosh në vendin tonë, nëpërmjet portit të Durrësit, gjatë ditës së sotme, në kuadër të operacionit policor të koduar ‘Eurot’, është ushtruar kontroll i imtësishëm nga Seksioni kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar i DVP Durrës. Si rezultat i informacioneve dhe konrollit të imtësishëm, në pjesën e sipërme të një autobusi janë gjetur të fshehura 6 qese plastmasi, brenda të cilave kishte disa pako, me rreth 500 000 euro”.

    “Nga Policia e DVP Durrës janë shoqëruar disa persona dhe vijon puna për numërimin e saktë të sasisë së eurove dhe për identifikimin e kapjen e personave të përfshirë.”, thuhet në njoftimin e Policisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark