Gjenden armët që dyshohet se u përdorën në vrasjen në Prishtinë, Policia jep detaje shtesë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjenden armët që dyshohet se u përdorën në vrasjen në Prishtinë, Policia jep detaje shtesë

    Insajderi
    28 March 2025 - 09:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një person ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit në incidentin që ndodhi në rrugën “Rrustem Hyseni” mbrëmjen e së martës. Personi që ka ndërruar jetë nga plagët e marra është Naser Gashi. Ndërkaq, i plagosuri tjetër është Miftar Miftari.

    Policia e Kosovës ka identifikuar autorin e dyshuar të këtij akti, Alban Gashi, dhe aktualisht është në kërkim të tij.

    Dyshohet se Gashi ka qenë i shoqëruar nga një person tjetër, të cilin policia gjithashtu po e kërkon.

    E lidhur me këtë rast, Policia ka dhënë detaje shtesë.

    Policia e Kosovës ka siguruar informacione se armët e përdorura në kryerjen e veprës penale të lartcekur gjenden të fshehura në magjistralen Prishtinë – Mutivodë. Lidhur me rastin në lokacion kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe në konsultim me prokurorin e rastit kanë bërë sekuestrimin e tri armëve të zjarrit: një armë zjarri AK 47, një armë zjarri e tipit TT dhe një armë zjarri COLT.

    Në raportin e saj, policia konfirmon se rasti është cilësuar si “Vrasje e rëndë në bashkëkryerje dhe armëmbajtje pa leje”. Hetimet po vazhdojnë intensivisht për të identifikuar dhe arrestuar personat e dyshuar, si dhe për të ndriçuar të gjitha rrethanat e ngjarjes.

    Raport shtesë:

    VRASJE E RËNDË NË BASHKËRYERJE&ARMËMBAJTJE PA LEJE

    Rr. “Bajram Kelmendi-Rrustem Hyseni”, Prishtinë / 25.03.2025 – 22:25. Lidhur me rastin e datës së lartcekur Policia e Kosovës ka siguruar informacione se armët e përdorura në kryerjen e veprës penale të lartcekur gjenden të fshehura në magjistralen Prishtinë – Mutivodë. Lidhur me rastin në lokacion kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe në konsultim me prokurorin e rastit kanë bërë sekuestrimin e tri armëve të zjarrit: një armë zjarri AK 47, një armë zjarri e tipit TT dhe një armë zjarri COLT. Policia e Kosovës po vazhdon të punojë intensivisht në hetimin dhe ndriçimin e plotë të rastit, si dhe sjelljen para organeve të drejtësisë së personave të dyshuar”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark