×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjenden mbetje mortore, dyshohet të jenë të personit të zhdukur nga lufta e fundit

    Insajderi
    26 July 2024 - 16:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se janë gjetur mbetjet mortore të një individi afër Tjegullores në Podujevë.

    Haxhiu, njoftoj se mbetjet mortore  dyshohet të jenë të personit nga lista e personave të zhdukur me dhunë, gjatë luftës së fundit në Kosovë.

    “Sot, në varrezat afër Tjegullores në Podujevë, ekipet mjeko ligjore nga IML, me mbështetje nga EULEX, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe KQPZH, kanë arritur të lokalizojnë mbetjet mortore të një individi që dyshohet të jetë nga lista e personave të zhdukur me dhunë nga lufta e fundit”, shkroi Haxhiu në “Facebook”.

    Teksa shtoi se gërmimet janë duke vazhduar ende në kërkim edhe të individëve të tjerë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark