Një avion ushtarak grek është rrëzuar në Janinë të Greqisë, ku edhe ka mbetur i vdekur një 32-vjeçari irakian, identiteti i të cilit ende nuk dihet. Avioni ushtarak është rrëzuar që të dielën, por mbetjet e tij janë zbuluar sot në orën 10:30.
Ekipet e shpëtimit gjetën trupin e pilotit 32-vjeçar në një distancë shumë të vogël nga vendi ku u rrëzua avioni. Nga kqyrja paraprake është vënë re se trupi i pjesëtarit të Forcave të Armatosura të Greqisë ka marrë dëmtime të rënda që i kanë kushtuar edhe jetën. Prej ditësh, ai ka qëndruar në mal, duke ngrirë edhe nga temperaturat e ftohta.
Sipas të dhënave të para të siguruara nga mediat greke, piloti irakien kishte humbur fushëpamjen për shkak të mjergullës, duke u rrëzuar në shpatet e malit të Mitsikeli.
Pritet që në zonë të mbërrijë edhe helikopteri i ushtrisë greke për të marrë trupin, kjo pasi nuk mund të ndërhyjnë në rrugë tjetër për shkak të terrenit të vështirë.