Janë gjetur një pjesë mostrave të ish-aktivistit të VV-së, Astrit Deharit, të cilat ishin zhdukur në dhjetor të vitit të kaluar.
Një burim brenda Institutit të Mjekëses Ligjore(IML), i ka treguar Nacionales se mostrat janë kthyer aty ku kanë qenë më herët.
Më tej, burimi ka treguar se për cilat mostrat bëhet fjalë.
“Mostrat që janë gjetur janë të lukthit dhe të urinës. Kurse të gjakut mungojnë. Prokuroria sot ka qenë këtu dhe i ka marrë provat e nevojshme”, ka thënë i njëjti burim.
Mostrat e Astrit Deharit, ish-aktivistit të VV-së, janë zhdukur në dhjetor të vitit kaluar.
Gazeta Insajderi ka tentuar të marrë një konfirmim nga Flutura Goga, drejtuesja e IML, por e njëjta nuk është përgjigjur.