×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjenden pa shenja jete dy burra në Lipjan dhe një grua në Prishtinë

    Insajderi
    18 September 2024 - 09:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka njoftuar se janë gjetur pa shenja jete tre persona në 24 orët e fundit.

    Rastet kanë ndodhur në Lipjan dhe Prishtinë.

    Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se në Lipjan rreth orës 07:55 është gjetur pa shenja jete një person, dhe me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion.

    “Lipjan 17.09.2024-07:55. Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Ne vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim te prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet ne IML për obduksion”, thuhet në raport.

    Po ashtu një person tjetër në Lipjan është gjetur në tavanin e shtëpisë pa shenja jete.

    Siç thuhet në raport, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.

    “Lipjan 17.09.2024-NN. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në tavanin e shtëpisë ka gjetur pa shenja jete prindin e tij viktimën mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”.

    Ndërsa, një rast tjetër raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e së martës rreth orës 21:45, ku një grua është gjetur pa shenja jetë në banesën e saj.

    “Prishtinë,1709.2024-21:45. Viktima femër kosovar, është gjetur pa shenja jete në banesën  e saj. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, ndërsa ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen e saj. Me vendim të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet ndër të tjera në raport.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark