Gjenden të fshehura 130 paketime të barnave të kontrabanduara në një barnatore në Prishtinë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjenden të fshehura 130 paketime të barnave të kontrabanduara në një barnatore në Prishtinë

    Insajderi
    05 July 2024 - 13:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në Prishtinë, njësitet Antikontrabande të Doganës së Kosovës, pas pranimit të informatës nga qytetarët për prezencë të barnave pa banderola, kanë kryer një kontroll në një barnatore.

    Si rezultat, janë gjetur të fshehura 130 paketime të barnave të ndryshme me banderola të shteteve të huaja, të cilat janë kontrabanduar në Kosovë.

    Malli i kontrabanduar është sekuestruar dhe ndaj palës është inicuar procedura kundërvajtëse.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark