Gjenden të vdekur dy persona në dy lokacione të ndryshme, policia nis hetimet - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjenden të vdekur dy persona në dy lokacione të ndryshme, policia nis hetimet

    Insajderi
    09 August 2025 - 09:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Më 8 gusht 2025, në fshatin Bellanicë të Malishevës, është gjetur pa shenja jete një burrë kosovar në një fushë të hapur.

    Njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë menjëherë në vendngjarje, ku mjekët konstatuan vdekjen e tij.

    Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa policia po heton rrethanat e rastit.

    Ndërkohë, një tjetër trup i pajetë është gjetur në fshatin Batushë të Graçanicës.

    Rreth orës 18:00, është gjetur i vdekur një person i gjinisë mashkullore. Viktima ishte pa shenja jete në momentin kur është gjetur dhe mjekët vetëm kanë konstatuar vdekjen. Rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë dhe trupi është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark