Gjenden trupat e 62 të vdekurve pas rrëzimit të avionit në Brazil - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjenden trupat e 62 të vdekurve pas rrëzimit të avionit në Brazil

    Insajderi
    11 August 2024 - 11:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të gjithë trupat janë nxjerrë nga vendi i aksidentit të avionit në shtetin brazilian të São Paulo, i cili vrau të gjithë persona në bord, kanë konfirmuar autoritetet.

    Ekipet kishin punuar për të gjetur dhe identifikuar viktimat e katastrofës pasi aeroplani i drejtuar nga linja ajrore Voepass u rrëzua në qytetin e Vinhedo, raporton BBC.

    Numri i viktimave të këtij aksidenti ajror ishte 62.

    Voepass tha më herët se ATR 72-500 mbante 57 pasagjerë dhe katër anëtarë të ekuipazhit midis Cascavel në shtetin jugor të Paraná në aeroportin Guarulhos në qytetin e São Paulo. Por më vonë konfirmoi se kishte një tjetër pasagjer të pagjetur në fluturim.

    Avioni u rrëzua në një zonë banimi, por askush në tokë nuk u lëndua. Zyrtarët thanë se vetëm një shtëpi në një kompleks lokal të bashkëpronësisë ishte dëmtuar.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark