Gjendet 17 vjeçarja nga Ferizaj e raportuar si e zhdukur - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjendet 17 vjeçarja nga Ferizaj e raportuar si e zhdukur

    Insajderi
    07 May 2025 - 15:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një vajze 17-vjeçare që ishte raportuar e zhdukur dy ditë më parë në Ferizaj është gjendur.

    Sipas deklaratës së nënës së saj, e mitura A.K ishte larguar nga shtëpia më 02 maj të këtij viti rreth orës 19:30, dhe nuk ishte kthyer më.

    Zëdhënësi e Policisë Rajonale në Ferizaj, tha se gjatë ditës se sotme është paraqitur në Stacionin e Policisë personi i raportuar i zhdukur.

    “Ajo ishte rreth 170 cm e gjatë, peshonte rreth 83 kg dhe kishte flokë e sy ngjyrë kafe. Rasti ishte referuar njësitit të hetimeve rajonale për veprime të mëtejme hetimore. Më datë 07.05.2025, rreth orës 10:00, është paraqitur në polici personi i raportuar si i zhdukur, A.K., 17 vjeçe”, ka thënë Veseli.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark