Dorentina Gashi-Spahiu nga Rahoveci është gjetur. Ajo ishte raportuar e zhdukur nga familjarët e saj mbi dy javë më parë.
Policia njofton se e njëjta është hasur e shoqëruar nga një burrë me të cilin bashkëjeton që nga koha kur është larguar nga shtëpia e bashkëshortit.
“E njëjta është intervistuar nga ana e hetueseve policorë prej ku mësohet se ajo të gjitha veprimet i ka bërë me vetëdëshirë, nuk është kanosur as detyruar nga askush”, thuhet në komunikatën për media.
Lidhur me rastin është njoftuar edhe punëtori i Qendrës për Punë Sociale, i cili ka kontaktuar me 25-vjeçaren pasi siç bëhet e ditur, e njëjta kur është larguar nga shtëpia e bashkëshortit, e ka lënë të braktisur fëmijën (vajzën) e saj njëvjeçare.
“Të gjitha veprimet e ndërmarra lidhur me rastin janë bërë në koordinim me Prokurorin e Shtetit”, thuhet tutje në njoftim.