Gjendet e vdekur në shtëpinë e saj një grua në Prishtinë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjendet e vdekur në shtëpinë e saj një grua në Prishtinë

    Insajderi
    28 December 2021 - 08:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një grua është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj në Prishtinë.

    Rasti ka ndodhur mesditën e së hënës, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

    Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.

    Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

    “Prishtinë 27.12.2021 – 14:30. Raportohet se në shtëpinë e saj është gjetur pa shenja jete viktima femër kosovare. Ne vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë  dërgohet në IML për obduksion”, ka njoftuar policia.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark