Policia e Kosovës ka njoftuar se ka vdekur dje një grua në Lipjan.
Ajo u gjet pa shenja jete në banesën e saj.
Lidhur me rastin policia ka nisur hetimet.
“Lipjan / 09.07.2024 – NN. Raportohet se në banesën e saj është gjetur pa shenja jete viktima femër kosovare. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.