![](https://a3748898.delivery.rocketcdn.me/wp-content/themes/insajderi-org/logo/menu-insajderi.png)
Një grua dyshohet se kryer vetëvrasje mëngjesin e sotëm në fshatin Sopot të Gjakovë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj ka thënë se trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.
“Sot kemi pranuar informatë se në fshatin Sopot-Gjakovë, familjarët kanë gjetur viktimën pa shenja jete. Njësitet e nevojshme policore kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësorë të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës femër e lindur në vitin 1972. Në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke u ndërmarrë të gjitha veprime e nevojshme hetimore”, tha ai për Insajderin.