Një fëmijë i moshës shtatë vjeçare është gjetur nga ekipi i Kërkim Shpëtimit të Kosovës.
Lajmin e kanë bërë të ditur Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit të Kosovës, të cilët thanë se kërkuan ndihmë nga familjarët për gjetjen e fëmijës shtatë vjeçar. Për të njëjtin thanë se është në gjendje të mirë shëndetësore, shkruan Insajderi.
“Më datë 10 nëntor 2024, në orën 12:20, kemi pranuar një telefonatë nga familjarë të shqetësuar për humbjen e një fëmije rreth 7 vjeç në rajonin e Artanës (Novobërdës). Fëmija kishte dalë për të luajtur në malin pranë shtëpisë dhe, sipas të gjitha gjasave, kishte humbur orientimin”, thuhet në njoftim.
“Familjarët, së bashku me Policinë e Kosovës, kishin kërkuar për rreth 3 orë pa sukses, duke i bërë më pas kërkesë Shërbimit të Kërkim-Shpëtimit të Kosovës për ndihmë shtesë. Ekipi kujdestar i Shërbimit të Kërkim-Shpëtimit të Kosovës u nis me shpejtësi dhe arriti në vendngjarje në orën 13:30.
Me të mbërritur, ekipi u njoftua se fëmija tashmë ishte gjetur nga familjarët dhe Policia e Kosovës, dhe po kthehej i sigurt në shtëpi. Fëmija ishte në gjendje të mirë shëndetësore dhe pa lëndime”, vijoi njoftimi.
Ky rast përfundoi pa nevojë për ndërhyrjen e ekipit të Shërbimit të Kërkim-Shpëtimit të Kosovës. /Insajderi.org/