Gjendet i pajetë një person në Prishtinë, dyshohet se ka qëndruar i vdekur për më shumë se 10 ditë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjendet i pajetë një person në Prishtinë, dyshohet se ka qëndruar i vdekur për më shumë se 10 ditë

    Insajderi
    14 January 2025 - 09:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një person është gjetur pa shenja jete në një banesë në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë.

    Sipas informacioneve që posedon Insajderi, dyshohet se trupi i viktimës ka qëndruar në banesë për më shumë se 10 ditë.

    Viktima, i lindur në vitin 1944, jetonte i vetëm dhe nuk kishte kontakte të shpeshta me të afërmit apo fqinjët.

    Rasti është raportuar në Polici rreth mesnatës së datës 14 janar 2025.

    Ekipet e hetuesisë kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme, ndërsa trupi i pajetë është dërguar për obduksion për të përcaktuar shkakun e vdekjes.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    14 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark