×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjendet i vdekur në banesë një shtetas rus në Shëngjin

    Insajderi
    28 June 2021 - 08:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një person është gjetur i vdekur në katin e pestë të një pallati në Shëngjin.

    “BalkanWeb” raporton e bëhet fjalë për një 39-vjeçarë me origjinë ruse, i identifikuar si Eduart Niksini.

    Ky i fundit është gjetur pa shenja jete nga kunati, i cili ka lajmëruar më pas dhe policinë.

    Dyshimet e para të uniformave blu, janë se 39-vjeçari ka ndërruar jetë nga përdorimi i pijeve alkoolike dhe substancave të tjera, pasi nga këqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera. Megjithatë, hetimet mbi këtë rast po vijojnë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark