Është raportuar se një person është gjetur pa shenja jete në veturë.
Sipas raportit 24 orësh nga plicia e Kosovës, se trupi i viktimës ishte pa shenja jete u konstatua nga mjeku përgjegjës.
Ndërkaq me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, kurse rasti vazhdon të hetohet.
“Rr. Jusuf Gërvalla, Prizren 06.05.2022 – 17:00. Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur në veturë, nga mjeku përgjegjës është konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete. Me urdhër të prokurori të shtetit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e policisë.