Gjendet i vdekur nga flakët e zjarrit në një veturë një i moshuar në Suharekë, dyshohet se është babai i prokurorit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjendet i vdekur nga flakët e zjarrit në një veturë një i moshuar në Suharekë, dyshohet se është babai i prokurorit

    Insajderi
    04 May 2025 - 17:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    M.G., 82-vjeçar, është gjendur tërësisht i djegur nga zjarri përbrenda një veture në Leshan të Suharekës, tek vendi i quajtur “Tuma”.

    Lajmin për Gazetën Insajderi e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

    Me datë 04/05/2025, rreth orë 14:24 një përson nëpërmes telefonit ka raportuar policin  se në fshatin Leshan, Suharekë, te vendi i quajtur ’’Tuma’’ është duke u djegur një vetur dhe mbrenda veturës gjindet një person i mbuluar nga flaket e zjarrit.

    Nga informatat e para dyshohet se te vendi i quajtur ‘’Tuma’’ personi  M.G. mashkull 82 vjeçar i cili ishte mbrenda automjetit të tij ishte përfshirë tërsisht nga zjarri, me atë rast përsoni i cili kishte mbetur mbrenda ishte i djegur tërsisht me gjithë veturën në vend të ngjarjes”, tha Bytyqi.

    Insajderi merr vesh se personi në fjalë dyshohet se është babai i Musli Gashit, prokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren.

    Rasti po hetohet si “hetim i vdekjes” nga policia në Prizren. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark