Një person i moshës 18-vjeçare është gjendur i vdekur ditën e martë në fshatin Llukë të Deçanit. Dyshimet e para janë se tashmë i ndjeri ka kryer vetëvrasje.
Një gjë të tillë për Gazetën Insajderi e ka bërë të ditur zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi.
“Me urdhër të prokurorit trupi i viktimës është dërguar për obduksion”, është shprehur shkurtimisht Nikçi.
Sipas Nikçit, viktima ka lindur në vitin 2005. /Insajderi.org/