![](https://a3748898.delivery.rocketcdn.me/wp-content/themes/insajderi-org/logo/menu-insajderi.png)
Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është gjetur i vdekur të enjten mbrëma në Prishtinë.
Rasti ka ndodhur në ora 20:40 në lagjen “Lakrishte”.
“Lidhur me rastin e lartcekur ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes ka konstatuar se trupi i viktimës mashkull kosovar është pa shenja jete. Po ashtu njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes”, thuhet në raporton policor.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.