Gjendet i vdekur një burrë në shtëpinë e tij në Ferizaj - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjendet i vdekur një burrë në shtëpinë e tij në Ferizaj

    Insajderi
    22 May 2025 - 10:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka njoftuar se të mërkurën është gjetur një burrë pa shenja jete në shtëpinë e tij në Ferizaj

    Sipas njoftimit të policisë, vdekjen e tij e ka konstatuar në vendin e ngjarjes njësiti policorë.

    Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

    “Ferizaj  / 21.05.2025 – N/N. Raportohet se  viktima m/k ështe gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Në vendin e ngjarjes kan dalur njësit policor dhe  ekipi i emergjencës të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës . Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

    Insajderi.org


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark