Mesditën e djeshme është gjetur pa shenja jete një burrë në oborrin e shtëpisë së tij në Sadovinë e Jerlive në Viti.
Viktima, nga familjarët ishte dërguar në QKMF, por mjekët kanë konstatuar vdekjen e tij.
“Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa në konsultim me prokurorin trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar”, ka njoftuar policia në raportin 24 orësh.