Gjendet i vdekur një kosovar në Francë, mediumi lokal jep detaje – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Gjendet i vdekur një kosovar në Francë, mediumi lokal jep detaje

    Insajderi
    03 February 2025 - 12:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mëngjesin e së shtunës, më 1 shkurt , policia zbuloi trupin e pajetë të Sabit Haxhijajt, 37-vjeçarit me origjinë nga Kosova, i cili ishte duke fjetur në një strehë pranë stacionit të trenit në Strazburg të Francës.

    Siç raporton mediumi lokal ‘Rue89 Strasbourg’, ai kishte më shumë se pesë vjet që jetonte në Francë. Kishte një mik që e kalonte natën me të. Ky i fundit vuri re trupin e tij të pajetë herët në mëngjes. Sipas mediave atje, një hetim është duke u zhvilluar për të përcaktuar shkaqet e vdekjes, përcjell Insajderi.

    Mëngjesin e së shtunës, më 1 shkurt , policia zbuloi trupin e pajetë të Sabit Haxhijajt, 37-vjeçarit me origjinë nga Kosova, i cili ishte duke fjetur në një strehë pranë stacionit të trenit në Strazburg të Francës.

    Siç raporton mediumi lokal ‘Rue89 Strasbourg’, ai kishte më shumë se pesë vjet që jetonte në Francë. Kishte një mik që e kalonte natën me të. Ky i fundit vuri re trupin e tij të pajetë herët në mëngjes. Sipas mediave atje, një hetim është duke u zhvilluar për të përcaktuar shkaqet e vdekjes.

    Haxhijaj kishte bërë kërkesë për akomodim urgjent të premten, më 24 janar, në Pikën e Pritjes së Solidaritetit të SNCF. Ky i fundit kishte mbetur pa përgjigje. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark