Gjendet i vdekur një nxënës pranë shkollës në Gjirokastër - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjendet i vdekur një nxënës pranë shkollës në Gjirokastër

    Insajderi
    16 January 2025 - 11:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Është gjetur i vdekur një nxënës pranë shkollës së mesme “Kryqi i nderuar” në Gjirokastër.

    A2 CNN raporton se nxënësi 21-vjeçar Simon Sholla, është gjetur në ambientet e konviktit të shkollës private.

    Të parët që e kanë gjetur të riun e pajetë kanë qenë shokët e tij të dhomës, të cilët kanë kujtuar se flinte. Por kur kanë parë shenja pa jetë, kanë lajmëruar menjëherë autoritetet e shkollës private që gjendet pranë katedrales ortodokse “Lindja e Krishtit”.

    Menjëherë në vendngjarje ka shkuar policia për të hetuar rrethanat e vdekjes së të riut, i cili studionte në shkollën e mesme private. Nga hulumtimet e para bëhet e ditur se pranë trupit të të riut janë gjetur preparate ilaçe çka dyshohet se mund t’i ketë konsumuar tej normës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark