Gjendet pa shenja jete një person në qytetin e Pejës. Ai është gjetur i vdekur në banesën e tij, bënë të ditur policia rajonale, shkruan Insajderi.
Zëdhënësi i policisë në Pejë, Driton Rugova tha se rasti ka ndodhur të dielen rreth orë 15:30 në rrugën “Lekë Dukagjini” në Pejë.
“Sot me datë 25.08.2024, rreth orës 15:30, Policia është njoftuar se në një banesë në rrugen ” Lekë Dukagjini” në Pejë, një person është pa shenja jete.
Njësitet relevante menjëherë kanë shkuar ne vendngjarje, gjithashtu edhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, për rastin është njoftuar Prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet në IML-Prishtinë për obduksion, ndërsa rasti cilësohet ” Hetim i vdekjes””, ka thënë Rugova.