Një person në Llapushnik të Drenasit është gjetur pa shenja jete mbrëmjen e së dielës.
Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës me anë të raportit ditor, ku thuhet se vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku, shkruan Gazeta Insajderi.
“Llapushnik, Gllogoc/ 16.06.2024 – 21:00-22:00. Është raportuar se viktima mashkull kosovar ishte gjetur pa shenja jete, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku”, thuhet në njoftim.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante policore, ndërsa trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit i cili e ka cilësuar rastin është dërguar në IML për obduksion”, përfundon njoftimi. /Insajderi.org/