
Një person është gjetur pa shenja jete sonte në një banesë në Fushë Kosovë.
Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti tha se rreth orës 20:00, Policia e Kosovës ka pranuar një informatë për një person pa shenja jete në një banesë në rrugën “Besa Besë” në Fushë Kosovë.
Në vendin e ngjarjes ka dalë ekipi emergjent i mjekëve, të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës mashkull.
“Rreth orës 20:00 kemi pranuar informatë për një person (mashkull) pa shenja jete,në një banesë në rrugën “Besa Besë” në Fushë Kosovë. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi i mjekëve emergjent në vendin e ngjarjes . Policia në koordinim me prokurorinë kanë nisur hetimin e rrethanave që karakterizojnë rastin” ka thënë Ahmeti.